Komisioni Anti-korrupsion: Mungon efikasiteti në luftën kundër korrupsionit
Pas publikimit të raportit nga “Transparency Interneshenell”....

Pas publikimit të raportit nga “Transparency Interneshenell” se Maqedonia e Veriut po ngec në luftën e parandalimit të korrupsionit dhe është e ranguar 5 vende më poshtë krahasuar me raportin e kaluar, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njofton se arsyeja kryesore e cila shkakton këtë ngecje është mungesa e efikasitetit në menaxhimin e luftës për parandalimin e kësaj dukurie, me ç’rast është tejet i theksuar vetëm aspekti deklarativ.
“Për luftë efikase krahas normave dhe deklarimeve nevojiten resurse adekuate nga ana e insitutcioneve kompetente, dhe trupave mbikqyrës, dhe më e rëndësishmja në gjithë këtë situatë është përkushtimi dhe ndjekja e rasteve korruptive dhe kofliktit të interest. Ndikimi i politikës , abuzimi i pozitave zyrtare dhe kompetencave, nepotizmi, klientelizmi dhe kronizmi janë ende të përhapura. Veprimi i KSHPK-së përskaj obligimeve të tjera është veçanërisht i përqendruar në këto fusha që njihen si me rrezik të lartë dhe janë pjesë e masave të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025.”,- thuhet në njoftimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Raporti i “Transparency Interneshenell” për Korrupsionin, Arsovski: Raporti ndez alarmin e kuq për Qeverinë
Raporti i fundit i “Transparency International” duhet të ndez alarmin e kuq për pushtetin vlerëson analisti politik, Petar Arsovski. Sipas tij, duhet shtuar iniciativat kundër këtij fenomeni dhe të ketë parametra të qarta të veprimit.
“Mendoj se raporti i fundit duhet që ta ndez alarmin e kuq në qeverinë e RMV-së sepse nuk ka të bëjë vetëm me perceptimin ngase perceptimi është reflektim i asaj që qytetarët e ndjejnë. Mendoj se duhet të rriten iniciativat për transparencë llogaridhënie, reformat në gjyqësorë. Duhet të ketë përfundime të proceseve gjyqësore të lëndëve për të cilat qytetarët nuk besojnë se do të përfundojnë dhe kjo ndikon ne perceptimin e tyre për korrupsionin. Thjeshtë duhet të forcohet përpjekja në këtë drejtim dhe të ketë parametra objektiv të qartë të veprimit.”,- deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.
Ndërtimi i mekanizmave konkret, sipas Arsovskit, për të paraqitur korrupsionin qytetarët do të ndihmonte çrrënjosjen e kësaj dukurie.
“Mendoj se për qytetarët duhet të mundësohen mekanizma më të mirë për ta paraqitur korrupsionin. Për momentin mendoj se qytetarët frikësohen se paraqitja nuk do ta çrrënjosë. Forcimi i mekanizmave të tillë për paraqitje anonime për qasje të shpejtë deri te mekanizmat kundër korrupsionit do të ndihmojë shumë.”,- u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.
Sipas Raporti të fundit të “Transparency Interantional” Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate të ulëta dhe gjendet në vendin e 111, përkatësisht rënie më e ulët duke filluar nga viti 2001. (Naim Ramadani, TVM2)
