Kovid-19, 10 të vdekur e 302 të infektuar
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 10 qytetarëve të vendit...

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 10 qytetarëve të vendit, ndërsa nga 2024 teste të realizuara brenda 24 orësh janë regjistruar edhe 302 të infektuar. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe për 444 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 92 mijë e 193 persona, prej të cilëve 80 mijë e 837 tanimë janë shëruar, 2841 kanë vdekur, derisa aktualisht ka edhe 8515 raste aktive.
Komisioni për Sëmundje Infektive: Administrata të vazhdojë punën me rotacion
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që të vazhdohet orari i punës me rotacione për administratorët. Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet edhe orari i punës në objektet e hotelerisë, përkatësisht të vazhdojnë punën deri në orën 21:00. Qeveria pas marrjes së rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë do të duhet të marrë vendimin përfundimtar.
