Basketboll

NBA, Portland bën 5 fitore rresht

18.11.2014 12:07

Skuadra e Portlandit siguroi fitoren e 5-të radhazi dhe të 8-tën në këtë sezon të ri pasi ja doli të mposhte në shtëpinë e saj me rezultatin 102-93 New Orleansin...

Paraqitja fenomenale e Anthony Davisit që realizoi në total 31 pikë 11 rebound dhe 3 asiste nuk u mjaftoi miqve  të cilët pas dy fitoreve rresht pësuan një tjetër disfatë që për Orleansin ishte e 4-ta në këtë sezon të Nba.
 
Edhe njëherë tjetër më i miri në parket për Blazzers rezultoi Damian Lillard me 24 pikë 7 asist ndërkohë që LaMarcus Aldridge shtoi 22 pikë të tjera dhe 9 rebound.  
 
Në sfidat e tjera të Nba spikat rikthimi te suksesi i Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado zhvilloi një ndeshje fantastike brenda në Ohio duke mposhtur Clevelandin e Lebron James i cili u ndal në kuotën e 22 pikëve në këtë sfidë me rezultatin 106-97.
 
Miami Heat kaloi me shifrat 95-83 Brooklyn Nets, ndërsa Memphis Grizzlies mposhti lehtësisht në duelin që vlente vendin e parë të konferencës së perëndimit Houston Rockets 119-83.