Shqipëri, 8 të vdekur e 896 të infektuar

29.01.2021 19:17

Në Shqipëri virusi korona u ka marr jetën edhe 8 pacientëve....

Në Shqipëri virusi korona u ka marr jetën edhe 8 pacientëve, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe numri i të infektuarve. Brenda 24 orësh janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë. Në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 46,420 që nga fillimi i epidemisë.

Kosovë, tre të infektuar me virusin britanik

Në Kosovë në 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 926 persona prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive me Covid-19. Po ashtu njoftohet edhe për 5 të vdekur, ndërsa janë shëruar 235 pacientë.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 6 211, ndërsa siç ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë janë regjistruar edhe 3 të infektuar me variantin e ri të virusit.