Maqedoni

Sanksionohen 380 qytetarë për mosmbajtje të maskës

30.01.2021 12:23

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit...

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 380 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim ballafaqimin me Kovid-19.