Futboll
Sot miqësorja Itali-Shqipëri
18.11.2014 12:11
Genoa pritet të pushtohet nga shqiptarët më shumë se sa nga italianët...

Miqësorja e sotme pritet të tuboje një numër të madhe shikuesish shqiptarë në ndeshje, ku mediat italiane kanë thënë se shifra prej 10 mijë biletave ka kaluar te tifozët kuqezi, derisa në total janë shitur deri më tani 17 mijë e 500 bileta për këtë miqësore.
Tifozët nuk janë vetëm emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali, por do të udhëtojnë edhe nga vendet fqinje si nga Zvicra, Franca apo Gjermania. Ndeshja e sotme miqësore është e para në histori mes dy vendeve fqinje, të cilat i ndan vetëm Adriatiku.
Italia e Antonio Contes zbret me një formacion krejtësisht eksperimental në miqësoren me Shqipërinë.
Trajneri i kaltërve ka grumbulluar 14 lojtarë të rinj, që kurrsesi nuk përbëjnë bërthamën e grupit që ka si objektiv kualifikimin në finalet e Euro 2016. Vetëm nga Sampdoria dhe Genoa, dy skuadrat e Gjenovës që luajnë në Serinë A, janë afruar 8 lojtarë.
Nderkohe kapiteti I shqiperise Lorik cana ne prag ndeshje ka deklaruar Nuk ka pasur një ndeshje mes Italisë dhe Shqipërisë kështu që kjo do të jetë një mundësi e madhe për ne që të vazhdojmë rritjen tonë nëpërmjet një kundërshtari të madh” – tha Cana për “SkySport”.
Kur morëm vesh se ndeshja do të luhej për të grumbulluar fonde për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Genoa, u kënaqëm akoma më shumë. Shpresojmë që kjo ndeshje të mund të ndiqet sa më shumë dhe të jetë një event shumë festiv me tifozët tanë të pranishëm atje”, ka thënë më tej kapiteni kuqezi.
Ndeshje Itali -Shqiperi do të zhvillohet në stadiumin e Genoas, “Luigi Ferraris” me fillim nga ora 20.45.
