Maqedoni

Autobusët e ri në Tetovë, Arifi: Për më pak se 1 muaj, në qarkullim

30.01.2021 14:50

Autoritetet e komunës së Tetovës përfundojnë procedurat për t’i venë në përdorim 5 autobusët...

Autoritetet e komunës së Tetovës përfundojnë  procedurat për t’i venë në përdorim 5 autobusët e rinjë urban të cilët u siguruan kohë më parë me kredi nga Banka Botërore.
 
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në “Intervistën e Javës” në TVM2 potencoi se këtë javë është komplentuar çmimorja e biletave dhe se për më pak se një muaj, banorët e Tetovës do të udhëtojnë me autobusat e rinj.
 
“Këtë javë përfundon pra edhe regjistrimi i autobusave dhe shpresojmë se brenda një afat kohorë një muaji ti mbyllim edhe procedurat tjera dhe poashtu ndal nga ndal ndoshta do të ndalim nga zona e rrezikut lidhur me pandeminë. Ajo që është propozuar nga Ndërmarrja Publike është 20 denarë dhe tarifa tjera për billet javore, mujore, për nxënës dhe për mosha të caktuara”, u shpreh kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.
 
Sa për fillim pesë autobusat janë të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve në zonën urbane thekson Arifi, por nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të zgjerohen linjat e transportit publik dhe të sigurohen autobusa tjera.
 
Realizimi i paneve urbanistike, Arifi: Jemi agjil, procedurat tjera varen nga MTL 
 
Përveç kësaj, Arifi thotë se ka arritur të përfundojë projekte të mëdha infrastrukturore, siç është ndërtimi i bulevardit Industrial dhe Iliria, si dhe të rikonstruohen disa akse tjera rrugore brenda qytetit. Restrikcionet e shpeshta të ujit dikur, tashmë i përkasin të kaluarës,pasi që është investuar shumë në rrjetin ujësjellës dhe stacionet e filltrimit të ujit, thotë ajo.
 
Mungesa e planeve të detajuara urbanistike ka ngadalësuar parandalimine ndërtimittë objektevepaleje dhe zhvillimet më të mëdha ekonomike të disa pikave strategjike turistike të kësaj komune,siç është në Kodrën e Diellit, thotë Arifi.
 
“Ndoshta nuk egzistojnë 127 plane të detajuara urbanistike, por që janë të aprovuara 8 plane urbanistike kjo gjë është e vërtetë.Ashtu siç ju thash, kjo është një prej problemeve dhe kokëdhimbjeve të mëdha që ka komuna duke marrëparasyshë faktin që kjo varet nga procedurat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe kërkesa jonë deri te Qeveria është që të jenë më agjil sepse nëse kemi të kaluara plane detaje urbanistike kemi pak probleme me ndërtimet pa leje”, theksoi Arifi.
 
Garimi për një mandat të tretë, Arifi: E rëndësishme për mua, t’i përfundoj obligimet
 
Por a do të garojë Arifi për mandat të tretë për tetovën këtë vitë?
 
“Unë nuk kamë thënë asnjëherë jo detyrave të lehta apo të rënda të cilat më kanë dalur gjatë veprimtarisë time, mirëpo themë edhe njëherë që përmua është me rëndësi që ti përfundojë të realizojë atë për të cilën janë zgjedhur dhe qytetarët  më kanë besuar në mandatin e dytë, kurse është detyrë e subjektit politik që të vlerësojë vazhdimësinë e kësaj pune”, u shpreh Arifi.
 
Arifi thotë se ka arritur tërinovojë objektet shkollore dhe të kopshteve, ndërsa shpreson se deri në fund të mandatit të saj të dytë do të përmbylli me sukses ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël dhe sigurimin e vendeve të reja të parkimit.
 
REXHEP QAMILI