Maqedoni

LSDM: Investojmë në projekte kapitale

30.01.2021 15:11

LSDM paralajmëron investime në projektet kapitale. Për momentin nga partia në pushtet...

LSDM paralajmëron investime në projektet kapitale. Për momentin nga partia në pushtet thonë se janë duke u ndërtuar dhe rikonstruuar 400 kilometra rrugë në lartësi prej 840 milion eurove, kurse këtë vit janë planifikuar 200 milion euro vetëm në infrastrukturën rrugore. 
 
“Në buxhetin e vitit 2021, investimet kapitale janë planifikuar në rreth 23 miljard denarë, apo për 20% më shumë në krahasim me vitin paraprak. Me çka me vepra tregojmë angazhimin për realizim të fuqishëm të projekteve kapitale, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin lokal. Në lidhje me vetqeverisjen lokale ëshë e rëndësishme të ceket se deputetët i kanë miratuar ndryshimet ligjore në ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, i cili ka për qëllim të ul pabarazinë ndërmjet komunave dhe rajoneve dhe të siguroj shpërndarje të balancuar të mjeteve në të gjitha tetë rajonet planore”, u shpreh Dime Vellkovski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Vendi i zhytur në korupcion, kërkojmë dorëheqjet e Nikollovskit dhe Mariqiq
 
E përderisa LSDM lëvdërohet për të bëmat në ekonomi, nga VMRO-DPMNE me kritika për korupsionin e lartë, krimin ekonomik dhe financiar. Nga partia opozitare kërkojnë dorëheqje të zvkryeministrit Nikollovski dhe ministrit të drejtësisë Mariqiq, si fajtor për përqindjen e lartë të korupcionit në vend. 
 
“Në vendin ku funksionerët sillen si mafioz dhe për atë nuk dënohen, nuk mundet të vijë asnjë investitor i huaj, përkundrazi ikin më larg. Moti është ndezur alarmi i kuq. Janë të nevojshme dorëheqjet. Së pari nga i ashtuquajturi zv.kryeministër për luftë kundër korupcionit Ljupço Nikollovski dhe ministrit të drjtësisë Bojan Mariqiq, pasi që jo vetëm që nuk e luftuan korupcionin, por i njejti është rritur. Pikërisht pr këtë, VMRO-DPMNE në kuvend do të dorëzojë interpelancë për Ljupço Nikollovskin dhe Bojan Mariqiqin”, theksoi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas VMRO-së partizimi i administratës, politizimi i prokurorisë dhe robërimi i gjyqësisë janë e keqja që i ka ndodhur vendit nga pushteti aktual. 
 
ERSAN PAJAZITI