Maqedoni

Covid 19: Shënohet viktima e parë prej variantit britanik; Epidemiologët: Varianti i ri është shumë i rezikshëm

30.01.2021 16:41

Varanti britanik i Covid ka regjistruar viktimën e parë në vendin tonë...

Varanti britanik i Covid ka regjistruar viktimën e parë në vendin tonë, Personi është trajtuar në spitalin privat Zhan Mitrev konfirmon për TVM ministr I shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Ky mutacion tek ne ka mbërritur kah fundi I dhjetorit ndërsa deri më tani janë konfirmuar 3 raste prej të cilëve dy në Shkup. Epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të sofistikimit variant I ri britanik bartet shumë më lehtë se mutacionet tjera. I njejti është 50 deri në 70% më infektues se version original.
 
Kjo mun ta përkeqësojë situatën epidemiologjike sepse pasqyra ditore mund të rritet me të njejtën përqindje prporcionalisht me numrin  e viktimave. Dr Daniellovski, tha se sipas hulumtimeve angleze numri I viktimave mund të rritet nga 30 deri në 40 %.
 
Mutacioni do të jetë dominues deri në muajin mars dhe për këtë rekomandohet që të mbahen nga dy maska dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura sepse lloji I ri I virusit I godet më teper të rinjët.
 
"Sinqerisht shpresoj që imuniteti kolektiv i fituar deri tani, do pamundësojë hapat e mëdhej apo kërcimet e mëdha të numrave. Megjithatë me imunitetit natyrorë asnjëherë deri në fund nuk është zgjidhur pandemia gjithmon është krijuar vaksina. Vaksinat janë shumë të nevojshme dhe besoj që ngecjet administrative në kuvend së shpejti do të zgjidhen që përfundimisht populli të marrë mbrojtje vaksinale", u shpreh epidemilogu Daniellovski.
 
Minintri I shëndetësisë Venko Filipce për TVM tha se është në fazën përfundimtare furnizimi me vaksinën Kineze ‘SINOFARM” dhe informacione më të detajuar paralajmëroi se do të japë të hënën.
 
FARIJE DAUTI BAKIU