Maqedoni
Covid 19: 7 viktima, 325 raste të reja, 479 të shëruar
30.01.2021 17:18
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2589 testime të bëra ka regjistruar 325 raste...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2589 testime të bëra ka regjistruar 325 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë shëruar 479 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 151 raste i pasuar nga Tetova me 27, Kavadari me 17, Ohri me 16, Velesi me 14, Kumanova me 13 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 7 pacientë, prej të cilëve nga dy pacient në Shkup dhe Ohër dhe nga një pacient në Gostivar, Strugë dhe Probishtip.
Në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit shërohen 611 pacientë dhe ka rreth 530 shtretër të lirë në qendrat kovid.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 92.518 prej tyre janë shëruar 81.316 kanë humbur jetën 2848 dhe numri i rasteve aktive shënon 8354.
FLORIE BELULI KAMBERI
