Maqedoni

Mickovski: Shteti duhet të ec drej BE-së, është i robëruar

30.01.2021 17:36

VMRO-DPMNE kërkon ndihmë nga Suedia dhe partia Moderaterna që të lobojnë dhe të inkurajojë partnerët...

VMRO-DPMNE kërkon ndihmë nga Suedia dhe partia Moderaterna që të lobojnë dhe të inkurajojë partnerët evropian që t’i hapin RMV-së prepektivën evropiane dhe ti fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
 
Në ngjarjen organizuar nga fondacioni Jarls Hamerso, Mickovski akuzoi kryeministrin Zaev për mosmbajtjen e premtimeve në drejtim të euro – integrimeve.
 
"Ne jemi të bllokuar nga fqiu ynë lindor Bullgaria dhe nuk kemi mundësi për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare, që praktivisht është  hapja e derës së prespektivës evropiane për shtetet tona. Do ta shfrytëzoja këtë mundësi të loboj tek partitë tona si  motra të përkrahin dhe inkurajojnë partnerët evropian që të fillojnë negociatat me qeverinë e Maqedonisë, të hapet ardhmja evropiane për qytetarët e Maqedonisë sepse ne e meritojmë këtë. Kemi dëshmuar  qindra herë më parë se ne si qytetarët të Evropës meritojmë prespektivën evropiane", u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickvski.
 
Në fjalimin e ti Mickovski tha se politika e jashtme e vendit udhëhiqet pa principe dhe dinjitet, ndërsa kritikoi qeverinë se ka premtuar shumë, përfshirë edhe hapjen e bisedimeve me  BE-në, por që në fakt asgjë nuk është realizuar në rrafshin e jashtëm politik.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU