KONKURS PUBLIK
18.11.2014 12:13
PËR FURNIZIM ME PËRMBAJTJE PROGRAMORE
Radio Televizioni i Maqedonisë, shpall KONKURS PUBLIK për furnizim me vepra audio dhe audiovizuele, më saktë për përmbajtje programore për vitin 2015. Të drejtë pjesmarrjeje në këtë konkurs kanë producentët e pavarur – personat fizikë dhe juridikë.
Programet e produksioneve audio dhe audiovizuele kanë të bëjnë me emisione për radio dhe televizion, me përmbajtje informative, emisione dokumentare, emisione kulturore, artistike, zbavitëse, arsimore, sportive, emisione për fëmijë dhe seriale filmike, si dhe përmbajtje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat dhe interesin e qytetarëve, për nevoja të Programit në Gjuhën Shqipe si dhe për redaksitë e tjera të bashkësive të tjera etnike.
Producentët e pavarur duhet të dorëzojnë sinopsisë të gatshëm, skenarë dhe pilot episod dhe dhe kalkulimin financiar për programin konkret.
Aplikantët, propozim projektet e plotësuara, duhet t’i dorëzojnë në dy gjuhë ( maqedonisht dhe shqip) në Arkivin e RTM-së.
Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e shpalljes.
Shpalljen mund ta gjeni edhe në web faqen e MRT-së në al.mrt.com.mk në grafën INFO
RTM