Maqedoni

Milloshovski: LSDM lidhë marrëveshje korruptive në ELEM; LSDM: Pretendimet e VMRO-DPMNE-së janë gënjeshtra

30.01.2021 17:54

VMRO-DPMNE akuzon LSDM se po lidh marrëveshje koruptive në ELEM dhe KME Manastir...

Nga VMRO theksojnë se më 21 dhjetorit të vitit 2020 SHA ELEM ka nënshkruar marrëveshje me disa kompani private në katër sy. 
 
“Gjatë programit parazgjedhor në vitin 2019 “Plan për jetë”, në faqen 220 LSDM publikoi se projekti kryesor I tyre për KME  Manastir do të jetë prokurimi I mekanizimit për nevojat e KME Manastir për cka siç theksoi drejtori I tanishëm I ELEM të mos kyçen më marrëveshje koruptive. Por drejtori I ELEM, ish-deputet I LSDM-së prej se ka ardhur në qeveri në vitin 2017 deri sot nuk e kanë realizuar atë që e kanë premtuar. Përkundrazi vetëm në dhjetor të vitit 2020 kanë nënshkruar katër marrëveshje në katër sy të cilat janë në lartësi prej 6 milion e 600 mijë eurove. Këto marrëveshje LSDM I quante koruptive”, u shpreh Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
 
Por nga LSDM këto pretendime i quajnë gënjeshtra dhe manipulime. Nga LSDM thonë se pikërisht VMRO në kohën kur ishte në pushtet harxhonte mjetet publike në mënyrë maramendesë.
 
“Sa për përkujtim, prokurimi I barabartë do të thotë se organi I marrëveshjes nuk ka për detyrim ti harxhoj të gjitha mjetet. Ashtu që sipas informacione të publikuara, nga marrëveshja për dy vitet paraprake nuk është shpenzuar as një e treta e mjeteve. Prokurimi I njejtë është zbatuar edhe nga kryetarët e komunave paraprak, pas çka janë shpenzuar disa herë më shumë. Përderisa VMRO-DPMNE shpenzonte para për gjuhën e bizonëve, LSDM me paratë publike sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe harxhon në përputhje me nevojat”, thuhet në reagimin e LSDM-së. 
 
ERSAN PAJAZITI