Botë

O Nill: Greqia nuk dëshiron zgjidhje për emrin

18.11.2014 12:25

Ndërkohë, ndërmjetësi i parë në kontestin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë, ambasadori Robin O Nill...

Ndërkohë, ndërmjetësi i parë në kontestin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë, ambasadori Robin O Nill, për “Zëri i Popullit” deklaroi se raundi i fundit i bisedimeve për emrin në Nju Jork edhe njëherë tregoi se Greqia nuk dëshiron zgjidhje, por prolongim të kontestit sa më gjatë të jetë e mundur.

Sipas tij, ndërmjetësimit të Metju Nimicit duhet t'i vihet fund, sepse është i pasuksesshëm, ndërkaq kontesti duhet të kthehet para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

O Nill, thekson se secila qeveri greke frikësohet nga jopopullariteti vendor politik nëse mposhtet në kontekstin për të cilin luftoi aq gjatë edhe krahas faktit se përdorimi i emrit kushtetues nga ana e Maqedonisë që nga pavarësia e saj në asnjë rast nuk i ka shkaktuar dëm Greqisë, as brenda në kufijtë e Greqisë, e as në nivel ndërkombëtar.

Lidhur me marrëveshjen e përkohshme, ai vlerëson se ishte e pasuksesshme për shkak të, siç thotë, qëllimeve të këqija të Greqisë, por se edhe ndërmjetësimi nga ana e Nimicit gjithashtu është i pasuksesshëm.

Sipas tij, për momentin zgjidhja më e mirë për Maqedoninë është nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së të kërkojë pranim të plotë vendit të saj në suaza të Organizatës Botërore sipas emrit të vet kushtetues, Republika e Maqedonisë.

Ai, me atë rast, thekson se vazhdimi formal i misionit të Nimicit paraqet pengesë.

Gjithashtu theksoi se kjo çështje duhet të kthehet në Asamblenë e Përgjithshme dhe për të mirën e komunitetit ndërkombëtar, e jo më pak edhe për sigurimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Maqedonia tani duhet nën emrin e vet të drejtë të pranohet nga ana e Kombeve të Bashkuara.