Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

31.01.2021 12:05

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut...

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet e larta malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 8 deri në 13 gradë celsius.

Mot me vranësira dhe reshje të shiut pritet të ketë edhe nesër.