Botë

Protesta për lirimin e Navalnyt, qindra të arrestuar në Rusi

31.01.2021 13:26

Qindra protestues janë ndaluar në protestën mbarëkombëtare në Rusi, ku po kërkohet lirimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny...

U protestua edhe në Lindjen e Largët dhe në Siberi, pavarësisht temperaturave të ulëta.  Policia ruse në Moskë dhe Shën Pertersburg është pare duke future në furgonët e tyre protestuesit të cilët kanë nisur të dalin në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburgut.
 
Organizata OVD-Info ka raportuar se mbi 750 persona janë ndaluar në orët e para të protestave, përfshirë edhe mbi 100 të ndaluar në qytetin e Lindjes së Largët, Vladivostok dhe dhjetëra gazetarë në disa qytete të tjera.
 
Kjo organizatë ka raportuar se aktivistët në disa qytete ruse janë vizituar nga policia para protestave anti-qeveritare, me qëllim që të frikësohen që të mos marrin pjesë në protesta. Navallni dhe bashkëshortja e tij I kanë ftuar qytetarët të dalin në protesta, derisa minsitria e brendëshme ruse ka paralajmëruar qytetarët të mos marrin pjesë në protesta të kundërligjshme, pasi sipas ligjit kërkesa për protesta duhet të parashtrohet dhjetë dit më herët. 
 
“Njësitet e Ministrisë së Brendshme do t’i ndërmarrin të gjitha masat që ta garantojnë rendin publik në protestat masive. Paralajmërojmë se do të pengohet çdo akt i dhunshëm ndaj oficerëve apo kundërvënie ndaj urdhrave të tyre ligjore. Individët që do të veprojnë në atë mënyrë, do të arrestohen dhe do të përgjigjen para ligjit.”,- deklaroi përfaqësuesja e MPB-së ruse.
 
Ekipi i Navalnyt ka planifikuar që të mbajë protesta në 142 qytete ruse përfshi Moskën. Fundjavën e kaluar, pothuajse 4,000 persona u arrestuan në protestat që u mbajtën në më shumë se 100 qytete ruse. Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar.
 
Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Por  këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Një gjykatë në Rusi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa më dy shkurt gjykata do të vendosë nëse dënimi i tij me kusht do të shndërrohet në dënim me burg efektiv. Nëse Navalny konstatohet se ka shkelur rregullat e lirimit nga burgu, ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim.
 
GYLTENE SINANI