Botë

Kovid-19, 103 milion të infektuar në botë

31.01.2021 15:38

Pandemia me Covid–19, assesi ta ulë ndikimin e saj nëpër botë...

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 500 mijë raste të reja të personave me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në 103, 219 milion persona.
 
Po ashtu të dhënat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë nga kjo sëmundje kanë ndërruar jetë plotë 2 milion e 231 mijë qytetarë, ndërsa janë shënuar mbi 74 milion qytetarë. Akoma tre vendet e më shumë të infektuar mbetën SHBA-ja me afër 27 milion, pastaj radhitet India me afër 11 milion dhe Brazili me mbi 9 milion. Ndërsa vendet tjera janë nën 3 milion.
 
Edhe tek vdekshmëria SHBA kryeson me mbi 450 mijë, Brazili me 223 mijë ndërsa vendin e tretë e mban Mexico me 158 mijë. Po ashtu një garë e pa kompromis e shteteve po bëhet për pajisjen e vaksinat për Covid.
 
Ndërsa kompania “Astra Zenek” mbetet në fokus për shkak mosmarrëveshjet të cilat ka me Bashkimin Europën rreth zvogëlimit të sasisë së dërguar dhe zvogëlimin e të njëjtave. Agjencia Italian i barnave e miratoi përdorimin e kësaj vaksine, por shpalli se duhet të gjendet një alternative tjetër për personat mbi moshën 55 vjeç.
 
Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritas Shinas tha se askush, madje as një kompani e vetme, nuk mund të "shantazhojë ose frikësojë Evropën mbi vaksinat" për vonesën në shpërndarjen e vaksinave nga kompania britanike-suedeze AstraZenek.
 
Nga ana tjetër Serbia është e para në Evropë, dhe e treta në botë për sa i përket numrit të vaksinuarve, këtë e konfirmojnë të dhënave më të fundit të publikuara të Universitetit të Oksfordit. Sipas këtyre të dhënave, vetëm Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë përpara Serbisë në botë. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, njoftoi se 438,000 persona janë vaksinuar deri më tani në Serbi.
 
FITIM KRYEZIU