Maqedoni
Kontesti Maqedono – Bullgar, VMRO: Marrëveshja ngadalësoi integrimet
31.01.2021 16:42
VMRO-DPMNE duke kritikuar veprimin e përfaqësuesit special në bisedimet me Bullgarinë...

VMRO-DPMNE duke kritikuar veprimin e përfaqësuesit special në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, kërkon nga pushteti të zbulojë aneks marrëveshjen me Bullgarinë. Sipas tyre kjo marrëveshje ngadalësoi procesin eurointegrues të vendit.
“Vetë procesi i bisedimeve për aneks marrëveshjen me Bullgarinë është dëshmi se marrëveshja e paralajmëruar se do ti hap dyert drejt BE-së u bë edhe një pengesë drejt nisjes së bisedimeve me BE-në. Andaj apeloj deri tek pushteti të vijnë në kuvend, në komisionin për politikë të jashtme dhe ti tregojnë të gjitha marrëveshjet, planet e veprimit për të cilat bisedojnë pa kurrfarë autorizimi gjatë këtij viti”,- deklaroi deputeti i VMRO–DPMNE–së, Antonio Milloshovski.
Lidhja Demokratike: Të ndërtohet platformë shtetërore
Nga Lidhja Demokratike partnere e koalicionit qeverisës me qëndrim se për zhbllokimin e vetos bullgare nevojitet platformë shtetërore e mbështetur nga të gjithë.
“Qeveria do të duhet të ndërtojë platformë të obligueshme nacionale për kyçje në bisedimet me Bullgarinë dhe ti informojë deputetët në kuvend. Platforma do të duhet përmbajë pozicionet për vazhdimësinë historike të popullit maqedonas dhe gjuhës nga të cilat s’do heqim dorë për shkak të anëtarësimit në BE.”,- u shpreh Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike.
Por kryeministri Zoran Zaev në seancën e fundit pyetje deputetësh edhe njëherë përsëriti se nuk negociohet për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Ndërkohë, përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski, realizoi takim me raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian Ilhan Qyçyk, ku kanë shkëmbyer ide për kthimin e besimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe rikthimin e bisedimeve konstruktive midis dyja vendeve.
MERAL ISMAILI
