Maqedoni

Qytetarët e Ohrit: Rajoni i Ohrit duhet të ruajë statusin në UNESCO

31.01.2021 17:01

Qytetarët e Ohrit njëzëri kanë kërkuar që rajoni Ohrit ta ruajë statusin në UNESCO...

Ata thonë se është një vlerë shumë e madhe që Ohri është nja nga tridhjetë vendet e mbrojtura në botë si trashëgimi kulturore dhe natyrore dhe mbrojtja nën kujdesin e UNESCO-s është mënyra e vetme për zhvillimin e turizmit në këtë rajon. 
 
“Sapo e kemi marrë, do të thotë se është pranuar nga ekspertët dhe ne si qytetarë të zakonshëm duhet ta respektojmë dhe ta ruajmë atë.",- tha një qytetar.
 
“Ne nuk duhet të dorëzohemi sepse mbi këtë bukuri të heqësh dorë nga statusi i UNESCO-s, nuk bën.”,- theksoi një qytetar. 
 
"Njëqind për qind duhet të ruhet në mënyrë që të jemi në trashëgiminë kulturore që ekziston në botë, jo vetëm në Ohër.",- u shpreh një qytetar. 
 
Një organizatë e shoqërisë civile prej 30 anëtarësh dhe institucione të arsimit të lartë nga Aleanca për Avokim dhe Lobim “Pastro gjithçka” , kohët e fundit bëri thirrje për përfshirjen e publikut në përgatitjen e raportit mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.
 
“Kështu, kur drafti i raportit nuk paraqitet, gjithmonë ekzistojnë dyshime dhe spekulime se situata reale me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit nuk tregohet.",- deklaroi koordinatori i fushatës “Pastro gjithçka”, Dejan Andonov.
 
"Ne kërkuam të merrnim draft raportin zyrtar në mënyrë që të mund të kontribuonim për institucionet dhe për vetë institucionin ndërkombëtar, por kjo nuk ndodhi.",- tha Draga Velkoska nga SOS Ohër.
 
Vërejtjet kryesore të UNESCO-s janë shkelja e vërtetësisë së rajonit dhe trajtimi i ngadaltë i ndërtimeve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit. Vendimi përfundimtar nëse rajoni i Ohrit do të futet në Listën e Trashëgimive Botërore Natyrore dhe Kulturore që janë në rrezik, pritet në korrik të këtij viti. 
 
ILMIJE ZHAKU