Maqedoni
Kovid-19, gjatë javës më shumë të shëruar se sa të infektuar
31.01.2021 17:20
Me gjithë regjistrimin e rasteve të para nga variant i virusit britanik...

Me gjithë regjistrimin e rasteve të para nga variant i virusit britanik, situate me virusin korona në vend mbetet stabile.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Kovid qendrat në tërë vendin në trajtim spitalor janë gjithsej 597 pacientë, 263 prej të cilëve në Shkup.
Po ashtu gjatë javës në vend janë regjistruar gjithsej 1864 raste të reja me Kovid-19, derisa janë shëruar 3162 pacientë.
Rastet e reja në gjithë vendin janë evidentuar pas realizimit të 12 008 testeve, përderisa gjatë javës kanë ndërruar jetë 63 pacientë me KOVID-19.
Numri i rasteve aktive është rreth 8 mijë persona.
