Maqedoni

Covdi 19: 7 të vdekur, 175 raste të reja, 365 të shëruar

31.01.2021 18:42

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë kryer 1,733 testime...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë kryer 1,733 testime, dhe janë regjistruar 175 raste të reja të kovid-19.

Numri I pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është 365. Ndërsa nga virusi korona 7 pacient kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe një 43 vjeçarë nga Shkupi. 

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në kovid qendrat në tërë vendin në trjatim spitalor janë gjithsejt 597 pacient, 263 prej të cilëve në Shkup.

Sa I përket kapaciteteve spitalore ka mjaftueshëm, është bërë e ditur se gjithsej në qendat kovid ka 530 shtretër të lire. 

Gjatë javës që po lëmë pas në vend janë regjistruar gjithsej 1864 raste të reja me Kovid-19, derisa janë shëruar 3162 pacientë.

Rastet e reja në gjithë vendin janë evidentuar pas realizimit të 12 008 testeve, përderisa gjatë javës kanë ndërruar jetë 63 pacientë me KOVID-19.

Numri i rasteve aktive është rret 8 mijë e 157 persona. Nga lloji i ri I virusit britanik deri tani në vend janë regjistruar tre raste. 

ZEKIRIJA MEXHITI