Maqedoni
Parashikimi i motit
01.02.2021 12:02
Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal me intensitet të dobët..

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal me intensitet të dobët, ndërsa në viset më të larta në pjesën perëndimore me reshje të përkohshme të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil me temperatura mbi mesataren ditore.
