Maqedoni

Ziberi jep betimin: Do të jem në shërbim të qytetarëve

01.02.2021 16:01

Avokati i ri i popullit Naser Ziberi dha betimin para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferri...

Avokati i ri i popullit Naser Ziberi dha betimin para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferri. Ziberi u betua se do të punojë në dobi të qytetarëvre dhe nuk do të bie pre e kërcnimeve dhe presioneve që mund të vijnë nga pushtetet e ndryshme. Ai mohoi se këtë detyrë e ka si dhuratë për shkak të fushatës që kishte për Kryeministër Shqiptar, por tha se postin e ka marrë në bazë të meritës së tij profesionale. 
 
“Zgjedhja ime për Avokat të Popullit nuk është kurrfarë kompensimi për të kaluarën time, përkundrazi angazhimet e mia në të gjitha fushat  e mëhershme janë garancë e plotë se do të jem në funksion të ushtrimit ligjor dhe kushtetues të detyrës së avokatit të popullit, një funksion jashtëzakonisht I rëndësishëm për qytetarët.”, tha Naser Ziberi, avokati i popullit.
 
ASH: Ziberi jo i popullit, por i qeverisë
 
Por nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se Naser Ziberi nuk është I përshtatshëm për të udhëhequr këtë institucion, për shkak se është i afërt me pushtetin. Ata madje Ziberin e quajnë avokati I qeverisë apo BDI-së me çka vendosën edhe një parrollë me këtë mbishkrim para zyres së tij. 
 
“Në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për kryeministër shteti nga BDI. Nga partia e cila sot është në pushtet, e kundrejt të cilëa Naser Ziberi ironikisht do të duhet ti mbroj të drejtat e qytetarëve. Kjo është në kundershtim direkt me vet ligjin, I cili në nenin 3 thotë “Avokati I popullit është I pavarur  dhe I mëvetësishëm në kryerjen e funksionit” dhe neni I dytë thotë “Avokati I popullit është organ I cili mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ata u shkelen nga organet e administrates shtetërore.”, tha Liridona Emini nga ASH.
 
Duke u thirur në këto nene, Koalicioni ASH-AA në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi iniciativë për rishikimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë për përzgjedhjene Naser Ziberit si avokat I popullit. Përndryshe detyrën e avokatit të popullit nga viti 2004 e këndej në vendin tonë e ka ushtruar Ixhet Mehmeti. 
 
ERSAN PAJAZITI