Maqedoni
VMRO: Interpelancë për Nikolloskin dhe Maraçiçin
01.02.2021 16:07
VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e zëv/kryeministrit Ljupço Nikolloski dhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiç....

VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e zëv/kryeministrit Ljupço Nikolloski dhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiç. Niveli i lartë i korrupcionit në vend i raportuar nga Transparensi Interneshënëll sipas opozitës është arsye e mjaftueshme që këta dy anëtarë të Qeverisë të mbajnë përgjegjësi politike, pasi në shtet është krijuar amijent social dhe politik i cili krijon dhe përkrah korupcionin. Prandaj deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë ngritur interpelancë për Nikolloskin dhe ministrin Mariçiç.
“Të gjeni veten në vendin e 111-të në listën e korrupcionitdo të thotë se jeni në rënie të lirë, jeni ndarë në forme tektonike nga bazamenti juridik, demokratik dhe politik evropian dhe jeni transferuar në Euroazi dhe Afrikë në shoqëri me Mongolinë, Panamanë dhe Siera Leonen.”, tha Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE.
Mirëpo LSDM në pushtet konsidron se VMRO-DPMNE është symbol i krimit dhe korrupcionin dhe përveç përhapjes së lajmeve të rreme paraqet edhe interpelanca të paargumentuara.
“Është hipokrizi dhe e rejshme që VMRO-DPMNE të flet për korrupcion, kur pikërisht kjo parti është sinonim i veprimtarisë koruptive, provizoneve nga tenderët dhe financim të jashtligjshëm të partisë. Dyfytyrësi më e madhe është që deputetë të VMRO-DPMNE-së të flasin për shtet partiak, kur në kohën e qeverisjes së tyre u kategorizuam si shtet i robëruar.”, tha Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.
Në ndërkohë, në rend dite të seancës së 30-të plenare ndodhet nisma e VMRO-DPMNE-së për interpelancën e zëv/kryeministrit për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Deputetët e VMRO-DPMNE-së konisderojnë se nismat e tyre nuk vihen për shqyrtim në afat të arsyeshëm nga ana e kryepralamentarit.
SHPËTIM NUREDINI
