Maqedoni
Miratohet ligji për barëra, hiqet pengesa për furnizim me vaksinën Covax
01.02.2021 16:14
Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për barëra, duke eliminuar kështu pengesën juridike për të filliuar furnizimin me vaksinën...

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për barëra, duke eliminuar kështu pengesën juridike për të filliuar furnizimin me vaksinën kundër virusin Kovid 19. Ndryshimet në ligj u përkrahën edhe nga deputetë të opozitës, edhe pse nuk munguan vërrejtjet për cilësinë e ligjit dhe as akuzat për vonesë për fillimin e imunizimit të qytetarëve.
“Ne si grup parlamentar i opozitës konsiderojmë se kjo zgjidhje ligjore është me rëndësi të posaçme, duheshte të jetë miratuar shumë më herët. Është shumë i vonuar. Por në iteres të shëndetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë ne do ta përkrahim këtë propozim ligj.”, tha Jadranka Pockova nga VMRO-DPMNE.
Sipas deputetëve të pushtetit, opozita përpiqet të përfitojë politikisht edhe për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin kolektiv. Megjithatë shprehën falënderim për votat pro kësaj zgjidhje ligjore.
“Opozita edhepse u deklarua edhe në Komision edhe në seancë plenare se do ta përkrah këtë pro/ligj I cili është në interes të të gjithë qytetarëve po shihet qartë se edhe nga ky pr/ ligj mundohemi të përfitojmë politikisht.”, tha Arben Ziberi, deputet I BDI-së
Me ndryshimet e fundit në Ligjin për barrëra mundësohet dhënia e vendimit për të lëshuar në qarkullim vaksina kundër Kovid-19, kur parashtruesi I kërkesës nuk ka seli ose përfaqësi në territoriin e Maqedonisë së Veriut, por edhe në rastet kur parashtruesi I kërkesës nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë, na harmoni me nenin 20 të Ligjit për barëra dhe mjete medicinale.
SHPËTIM NUREDINI
