Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë: Do të arrijnë 200 mijë vaksina kineze ndërsa Fajzer në faza
01.02.2021 16:20
Vendi është duke pritur vaksinat e para, por edhe ky muaj do të kalojë pa vaksinim masiv...

Vendi është duke pritur vaksinat e para, por edhe ky muaj do të kalojë pa vaksinim masiv. Ministria e Shëndetësisë shpjegon se priten dërgesat e para, por datë të saktë se kur do të vinë nuk ka. Tani për tani dihet vetëm që do të arrijnë me një dërgesë 200 mijë doza të vaksinës kineze “Sinofarm”, ndërsa vaksinat “Fajzer” do të vinë në disa faza. Në fazën e parë do të vaksiohet të punësuarit shëndetësor dhe grupet prioritare.
“Ne presim orarin e mekanizmit të KOVAX-it me dërgesa të sakta sipas sasisë dhe afateve, pas së cilës do të dalim me detaje për opinionin. Gjatë muajit shkurt nuk do të ketë vaksinim masiv, por organizim të përpikt të procesit të vaksinimit, gjegjësisht do të miratojmë fazën e parë të stratëgjisë nacionale për imunizim nga Kovid 19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Vendi akoma është duke pritur vaksinat nga mekanizmi Kovaks përmes të cilit duhet të arrijnë 833 mijë doza, por kur, akoma nuk dihet. Pritet të vinë edhe dërgesat të cilat duhet të mbërrijnë drejtpërdrejt nga prodhuesi “Fajzer” dhe nga tre vende. Përfundimisht imunizimi masiv do të fillojë me vaksinën kinezë ‘Sinofarm”, për të cilat autoritetet premtuan që do ta arrijnë këtë muaj.
FARIJE DAUTI BAKIU
