Maqedoni

Platforma "Paraqit ndotje në dy hapa", qytetarët më lehtë do ti paraqesin ndotësit

01.02.2021 16:26

Me qëllim zbulim më të lehtë të ndotësve të mjedisit jetësorë dhe burimin e ndotjes, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë ka përgaditur platformë...

Me qëllim zbulim më të lehtë të ndotësve të mjedisit jetësorë dhe burimin e ndotjes, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë ka përgaditur platformë, përmes së cilës qytetarët do të mund të paraqesin ndotësit e ajrit dhe tokës. Paraqitjet qytetarët do të mund ti bëjnë përmes rrjeteve të tyre sociale, adresave elektronike dhe veb faqes së inspektoratit.
 
Në paraqitjen e rastëve të ndotjes qyetarët do të duhet të tregojnë vendndodhjen ku kanë vërejtur ndotje,problemin që e paraqesin, mundësisht të ketë video apo fotografi si dhe ti lënë të dhënat e tyre me qëllim që inspektorët të mund ti kontaktojnë. Për të funskionuar sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve Inspektoratit Shtetëtor të Mjedisit Jetësor i nevojiten të paktën edhe 11 inspektorë për të mbuluar Shkupin dhe rajonet ku nuk ka numër të mjaftushëm të inspektorve. Për momentin në teren janë 15 inspektorë.
 
“Të gjithë e dimë se nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, megjithatë tani ne e bëjmë koordinimin me inspektorë të autorizuar dhe në momentin kur urgjentisht nuk mundet të shkojë ndonjë inspektor në teren atëherë i drejtohemi komunës që të mund të dokumentohet ndotja.”, tha Ana Petrovska, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Ambientit.   
 
Platforma është punuar në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimit, dhe analiza ka treguar se nevoitet procedurë më e thejshtë për paraqitjen e ndotësve të mjedisit jetësor.
 
“Isnpektoratët që kanë kompetenca në sferën e ambientit jetësor nuk janë sa duhet transparent në kuptimin e asaj që nuk publikojnë informacione të mjaftueshme për mbikqyrjet inspektoriale që i bëjnë nëse dhe çfarë masa ndërmarin si dhe atë se nuk ju mundësojnë qytetarëve që më drejtpërdrejt dhe më të thejshtë ti paraqesin problemet me të cilat ballafaqohen.”, tha Dejan Andonov nga Instituti Studime të Komunikimit.
 
Qytetarët e Shkupit njëherit kanë në dispozicion edhe numrin telefonik 193 ku mund ti paraqesin rastet e ndezjes së zjarreve në hapësirë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI