Maqedoni
LSDM: Politikat ekonomike japin rezultate
01.02.2021 16:32
Masat ekonomike në kohë dhe efikase të marra nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja...

Masat ekonomike në kohë dhe efikase të marra nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Kryeministri Zoran Zaev kanë dhënë rezultate në zbutjen e efekteve të krizës me virusin korona në ekonomi, thotë zëdhësësi I LSDM-së Kostadin Kostadinov. Sipas tij kjo konfirmohet nga parametra të shumtë ekonomikë, pavarësisht nga fakti që 2020 ishte një vit i krizës ekonomike dhe shëndetësore.
“397.4 milion euro janë derdhur në ekonomi në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë. Për tërë vitin 2020, u bë një rikthim prej gati 34% të taksës së vlerës së shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 u bë një kthim prej 32%, në 2018 me 31%, në 2017 me 28%, dhe në 2016 26%. Një fakt tjetër inkurajues është rritja e prodhimit industrial në dhjetor 2020.”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
