Maqedoni

Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, Radev: Qeveria aktuale nuk u përpoq si duhet

01.02.2021 16:45

Shefi I shteti bullgar Rumen Radev ka kritikuar qeverinë bullgare duke akuzuar se pushteti aktual nuk ka bërë mjaftueshëm në paraqitjen e pozicionit bullgar ndaj RMV-së...

Shefi I shteti bullgar Rumen Radev ka kritikuar qeverinë bullgare duke akuzuar se pushteti aktual nuk ka bërë mjaftueshëm në paraqitjen e pozicionit bullgar ndaj RMV-së, përballë partnerëve evropian. Ai madje ka thënë se vetëm ndarja e shtetësive bullgare,  nuk është e mjaftueshme për bashkëpunimin me komunitetet bullgare në vendet tjera. Bullgaria duhet të ndërtojë politika tjera me fqinjët tha shefi i shtetiti lindor, Radev.
 
“Kontesti që u paraqit këtë vit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vetëm vërteton tezat për të cilën zv/presidentja gjatë kohë pë rsërit se vetëm dhënja e shtetësisë nuk është kusht i maftueshëm për punë të suksesshme  me shoqërinë tonë jashtë kufijve. Mund të shihni se qytetarët me pasaportë bullgare në Maqedoninë e Veriut nuk ndjehen si qytetarë me vetbesim. Qeveria bullgare nuk pati sukses t’ja paraqes BE-së pozicioni e Bullgarisë ndaj RMV-së.”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
 
Presidenti bullgar Radev  duke dhënë raport për punën e tij, njoftoi kandidaturën për mandatin e ri presidencial, ndërkaq tha se në raport me Shkupin, bashkë me zv/presidenten Iliana Jotova, do të përfshihen më thellësisht në problemin dypalësh, por sipas tij, jo me nogociata, por me punë konkrete, me leksione mbi gjuhën bullgare, punë akademike dhe promovim të kulturës.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU