Maqedoni
Covid 19, 11 viktima, 61 raste të reja, 440 të shëruar
01.02.2021 17:00
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 678 testime të bëra ka regjistruar 61 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 678 testime të bëra ka regjistruar 61 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë shëruar 440 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 35 raste, Kavadari me 7, Tetova, Shtipi dhe Prilepi me 3 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me Covid 19 e kanë humbur 11 pacientë, prej të cilëve gjashtë pacient nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient në Ohër, Strumicë dhe Tetovë. Numri i përgjithshëm i pacientëve që shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 595 dhe ka rreth 450 shtretër të lirë në qendrat Kovid.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 92.753 prej tyre janë shëruar 82. 12 kanë humbur jetën 2866 dhe numri i rasteve aktive shënon 7766.
