Botë
Shqipëri, rikthehen permbytjet në Shkodër
01.02.2021 17:43
Janë rikthyer vrullshëm përmbytjet në Obot të Shkodrës, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit...

Janë rikthyer vrullshëm përmbytjet në Obot të Shkodrës, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit, as qytetarët dhe as mjetet e ushtrisë nuk kanë akses. Për shkak të përmbytjeve, një 5-vjeçari të sëmurë i është rrezikuar jeta në pamundësi të transportit. Fëmija ka mundur të dërgohet për ndihmë mjekësore në spital, pas orësh të tëra në gjendje të rëndë. Infermieri i zonës së Obotit thotë se rasti i fëmijës, nuk është i izoluar.
“Më kanë lajmëruar familjarët qysh mbrëmë. Ishte i sëmurë fëmija. Por pamundësia për shkak të stuhisë nuk munda të vija. Fëmija ishte shumë e sëmurë por u përballua përmes rekomandimeve të mjekut të familjes. Kam ardhur me varkat e ushtrisë deri këtu. Shiko situatën, shiko kohën po bëjnë 25 ditë në ujë.”, tha Vinçenc Gocaj, Infermier.
Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, teksa vëzhgoi problematikat në terren, tha se qeveria nuk ka sjellë asnjë ndihmë për banorët dhe se duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Oboti dhe Dajçi që prej fillimit të vitit janë përfshirë nga përmbytjet, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Bashkia ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemin e nezglizhencdës së plotë të pushtetit qendror, por përveç ndërhyrjes së forcave të armatosura, deri më tani ky institucion nuk ka marrë asnjë ndihmë.
LULJETA NDOKA
