Maqedoni

UNSHM vazhdon bojkotin, Hodai: Kërkesat të mos marrin kahje politike

01.02.2021 18:17

Unioni I nxënësve të shkollave të mesme vazhdon me bojkotin mësimor, me çka kërkojnë ndryshime në konceptin e maturës shtetërore....

Unioni I nxënësve të shkollave të mesme vazhdon me bojkotin mësimor, me çka kërkojnë ndryshime në konceptin e maturës shtetërore. Në vend të katër lëndëve ata kërkojnë nënshtrimin në dy lëndë në maturën shtetërore. Unioni I nxënësve të shkollave të mesme vazhdoi takimet me partite politike në Kuvend, me qëllim të arritjes së konsensusit nga të gjitha partite politike lidhur me këtë çështje. Andaj, kryetari I këtij unioni Blendi Hodai apeloi që kërkesat e maturantëve të mos marrin kahje politik. 
 
“Këto kërkesa nuk I takojnë asnjë partie politike dhe duhet të ketë konsensus të plotë në parlament për këto kërkesa, sepse sot jemi në ditën e nëntë të bojkotit që zhvillohet në nivel nacional dhe kemi humbur nëntë ditë nga mësimi, për shkak se institucionet arsimore nuk janë të përgaditura për të pranuar kompromis në lidhje me kërkesat tona.”, tha Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.
 
ASH: Të merren parasysh kërkesat
 
Nga koalicioni ASH-AA kerkesat e maturantëve I shohin si legjitime, andaj apelojnë që institucionet shtetërore ti marrin parasysh këto kërkesa. 
 
“I bëjmë thirrje ministrisë së arsimit se nëse vitin e kaluar e shfuqizoi me një dekret mbajtjen e provimeve të matures, edhe atë vetëm pas një gjysmë vjetori që humbën nxënësit nga mësimi aktiv, pse most ë pranojë një kompromis tu ofrojë këtë vit, kur I gjithë viti shkollor po mbahet online. Aq më tepër kur maturantët kanë ateruar nga kërkesa fillestare e tyre për shfuqizimin e matures dhe kanë kërkesë të vetme për zvoglimin e numrit të lëndëve në provimin e matures.”, tha Halil Snopçe nga ASH-AA.
 
VMRO: Parashtron ligj për arsim të mesëm
 
Edhe VMRO-DPMNE mbështet kërkesat e unionit të nxënësve të shkollave të mesme. Ata kanë parashtruar një propozim ligj për ndryshime në ligjin për arsim të mesëm.
 
“Kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme janë me bazë dhe të argumentuara dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së me këtë hap do t’iu ndihmon se në vend që ta harxhojnë kohën e tyre me bojkot dhe procedura byrokratike të cilat zgjasin jashtëzakonisht shumë të ndërrohet ligji dhe ata plotësisht ti përkushtohen mësimit.”, tha Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Carovska: Orët e humbura do të kompensohen
 
Mbështetje Unionit të nxënësve i dha edhe partia e Majta. E përderisa një pjesë e matrantëve po e bojkotojnë mësimin, ministrja e arsimit Milla Carovska theksoi se procedura për organizim të maturës po kalon dhe se në afatin e parashikuar ligjor më tepër se 14 mijë maturantë kanë lajmëruar dhënien e maturës shtetërore. Sa i përket orëve të humbura nga bojkoti, Carovska thekson se shkollat duhet të gjejnë mënyrë si ta kompensojnë atë. 
 
“Secila shkollë ka mënyrë se si ti kompenzoj orët e humbura. Si gjithmonë kur ka nevojë dhe në raste pamundësie për tu mbajtur mësimi shkollor, ashtu edhe këtë herë do të riorganizohen dhe ajo do të zbatohet nëpër shkolla.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
 
Nga ministria theksojnë se matura shtetërore këtë vit do të mbahet me procedure të shkuartuar dhe me metodologji të ndryshuar. 
 
ERSAN PAJAZITI