Botë

Mianmar, OKB e shqetësuar për grusht shtetin

01.02.2021 18:50

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir...

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir, shprehu shqetësimin pas grusht shtetit ushtarak në Mianmar ku u arrestuan figura të larta politike.
 
Në një deklaratë nga organet publikuese të ushtrisë së Mianmarit u konfirmuan pretendimet për grusht shtet pas arrestimeve në orët e mëngjesit.
 
Bëhet e ditur se vendi ndodhet nën qeverisjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing dhe se grushti i shtetit është bërë mbi pretendimet për mashtrime në zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor 2020.
 
Pas grusht shtetit ushtria njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Mianmari do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.
 
Komisioni zgjedhor kishte përgënjeshtruar pretendimet e ushtrisë për mashtrime në zgjedhjet të cilat më 29 janar kanë rezultuar me fitoren e partisë në pushtet të Aung San Suu Kyi. Ushtria në vend mbështet partinë kryesore në opozitë Partinë e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet.