Vardari fal kthesës erdhi deri te fitorja kundër Renovës

18.11.2014 15:59

Skuadra e Vardarit, me përparsi prej 3:1 do të udhëtojë në takimin kthyes të çerekfinales së kupës kundër Renovës, pasi në ndeshjen e parë, të luajtur sot në Shkup, arriti të ngadhnjej fal kthesës dhe edhe përkundër dizavantazhit pre 1:0......

“Gjipsarët” e Qatip Osmanit, e nisën për mrrekulli takimin e sotëm në Arenën Filipi i Dytë në Shkup, duke avancuar me një super gol të shënuar nga Fatjon Jusufi, në minutën e 28-të.

Por, kjo epërsi I mysafirëve zgjati vetëm 13 minuta, pasi vendasit, barazuan shifrat në 1-1, me një gol tjetër të shkëlqyeshëm, kësaj rradhe të shënuar nga talenti shkupjan Jasir Asani, I cili goditi për mrrekulli nga gjuajtja e lirë. Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi I vendasve, ndërsa mysafirët rrezistuan deri në minutën e 71-të.

Atëherë, në skenë doli Filip Petrov, që shënoi për epërsi të vendasve, pas asistit të armenasit Hambarxhumjan, ndërsa për fitore edhe më të sigurtë të kuqezinjëve, u përkujdes rezervisti Temellkov, me golin e shënuar katër minuta para mbylljes të takimit.

Tani, ekipin e Qatip Osmanit e pret një mision I vështirë në sfidën kthyese, që do të luhet në Tetovë me 6 dhjetor, me ç`rast në të njejtën duhet të përmbys dizavantazhin prej 3-1. Në dy takimet tjera të luajtura sot, Turnova deklasoi me 5-0 Dritën, ndërsa Kozhufi ishte më I sukses`shëm se Teteksi, duke ngadhnjyer me 1-0. Takimi tjetër çerekfinal, ai mes Rabotniçkit dhe Euromilkut, në program është me 26 nëntor. (Mustafa Ademi, TVM2)