Biontech-Pfizer, premton deri 75 milion vaksina anti-covid në BE

02.02.2021 12:47

BioNTech-Pfizer ka premtuar të japë deri në 75 milionë doza...

BioNTech-Pfizer ka premtuar të japë deri në 75 milionë doza vaksinash anti-COVID në Bashkimin Evropian në tremujorin e dytë të 2021-es.

Deri më tani, shpërndarja e vaksinave të BE-së është penguar nga çështjet e prodhimit. Dy nga furnizuesit e vaksinave të BE, BioNTech-Pfizer dhe AstraZeneca, kanë hasur në probleme të prodhimit.

Kjo ka bërë që nivelet e vaksinimit në vendet e BE-së të jenë mjaft prapa atyre në vendet e tjera në botë, përfshirë Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se Gjermania duhet t’i përdorë vaksinat kineze dhe ruse, nëse ato miratohen nga BE-ja, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Evropa duhet ta zgjerojë fushatën e vaksinimit. Qeveria gjermane është kritikuar nga profesionistët shëndetësorë për proces shumë të ngadalshëm të vaksinimit dhe për mungesë të trysnisë ndaj Komisionit Evropian për të bërë më shumë për këtë çështje, shkruan The Guardian.