Personat me hendikep, në Kuvend u formua grup ndërpartiak parlamentar
Në kuvend u formua grup ndërpartiak parlamentar....

Në kuvend u formua grup ndërpartiak parlamentar i cili do të kontribuojë në avancimin e të drejtave të personave me nevoja të posaçme. Vlerësohet se kjo kategori qytetare ende është në margjinat e shoqërisë. Ata kërkojnë barazi, banim të pavarur dhe funksionim në shoqëri.
“Do të shihni se udhëheqësin të cilin ua mundëson konventa për të drejtat e personave me hendikep është mjeti kryesor për të tejkaluar barrierën neve dhe ju. Të gjithë angazhohemi për ndryshime, por ndryshimet mund të bëhen vetëm nëse shikojmë kah vetja.”,- deklaroi Elena Koçovska nga Lëvizje Qytetare “Polioplus”.
Ky grup parlamentar nisi funksionimin me 15 deputetë, ndërkaq tani ka 50 të cilët do të duhet të kontribuojnë në ndryshimin e vetëdijes qytetare për pranimin e personave me hendikep, porositën kryeparlamentari dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në vend.
“Jeta është sfidë dhe secili mundet në një çast të gjendet para një barriere krejtësisht të papritur mirëpo mos të lejojmë që ne njerëzit të jemi ato që do të ngremë barriera të reja, por përkundrazi të orientohemi kah mundësimi i qasjes, përfshirjes të çdo individi.”,- deklaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
“Deputetët duhet të kenë parasysh ndikimin e ligjeve që kanë ndaj personave me hendikep dhe si të njëjtat do të duhet të përmirësohen.”,- u shpreh ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallovej.
Deputetët thanë se do të angazhohen të pandarë në miratimin e ligjeve për lehtësimin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë.
“Do të duhet shumë të punojmë në vetëdijesimin kolektiv për këtë çështje, më së shumti sa i përket të drejtave të njeriut dhe luftës kundër diskriminimit të bashkëqytetarëve tanë me hendikep dhe familjet e tyre.”,- tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
“Ky do të duhet të jetë një grup parlamentar ku s’do të ekzistonin partitë.”,- potencoi Eli Panova nga VMRO–DPMNE.
Vlerësohet se në vend rreth 200 mijë banorë janë me nevoja të posaçme. (Meral Ismaili, TVM2)
