Raporti javor i IShP-së: Më pak të vdekur, më shumë të infektuar
Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik...

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 25 deri më 31 janar janë testuar gjithsej 13 mijë e 742 persona, që paraqet rritje prej 24,5 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Nga të testuarit, 2 mijë e 36 persona kanë rezultuar pozitiv nga 33 qytete të vendit, që paraqet rritje për 17,9 për qind në krahasim me një javë më parë. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi - 984 persona, apo 48,3 për qind. Përqindja e rasteve pozitive në këtë periudhë ka lëvizur prej 9 deri 18 për qind, apo mesatarisht 14 për qind, që është identike me një javë më parë. Pjesa më e madhe të infektuarve brenda javës janë të grupmoshës mbi 60 vjeç, 540 apo 26,5 për qind. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek personat e grup moshës prej 40 deri 49 vjeç, 368 persona apo 18,1%.
Të grupmoshës prej 50 deri 59 vjeç 365, apo 17,9%. Të grupmoshës prej 30 deri 39 vjeç 374 persona apo 18,4%. Prej 20 deri 29 vjeç 251 persona apo 12,3%. Të grupmoshës prej 10 deri 19 vjeç pozitiv brenda javës kanë rezultuar 97 persona, apo 4,8%. Dhe më i vogël është numri tek fëmijët të moshës deri nëntë vjeç 41, apo 2 për qind.
Gjatë javës janë shëruar 2 mijë e 977 persona të cilët ishin të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak, që është për 41,4 për qind më pak në krahasim me një javë më parë. Në periudhën prej 25 deri më 31 janar janë regjistruar 64 të vdekur në 18 qytete, që shënon ulje prej 7,2 për qind në krahasim me një javë më parë.
Sa i përket moshës së personave që kanë humbur jetën, 55 persona ishin mbi 60 vjeç, 6 persona në grupmoshën prej 50 deri 59 vjeç dhe 3 persona prej 40 deri 49 vjeç.
Aktualisht në Kovid qendrat në tërë vendin po trajtohen 589 pacientë, 255 prej të cilëve në kryeqendër ku në 24 orët e fundit janë pranuar 29 pacientë, ndërsa në trajtim spitalor në qytetet tjera të vendit ndodhen 334 pacientë.
