Shqipëri, nisi faza e dytë e vaksinimit të mjekëve

02.02.2021 17:21

Shqipëria ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të mjekëve...

Në Shqipëri, sot ka nisur injektimi i dozave të dyta të vaksinës “Pfizer”. Ashtu siç ndodhi edhe më 11 janar, të parët që u vaksinuan ishin shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, dhe kryeministri, Edi Rama.

Pas vaksinimit, kryeministri Edi Rama u ndal tek doza e ulët e sjellë nga “Pfizer”, duke garantuar se dozat e tjera të premtuara do të sillen në Shqipëri brenda dy javësh.

Gjatë vaksinimit mungoi mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero, i cili u infektua pas dozës së parë. Mbrëmjen e kësaj të hëne, në aeroportin e Rinasit mbërritën 1700 doza, nga 10 mijë të premtuara. (Luljeta Ndoka, TVM2)