Mianmar, bota dënon grusht shtetin ushtarak
Ushtria e Mianmarit ka shtrënguar kontrollin në vend....

Ushtria e Mianmarit ka shtrënguar kontrollin në vend, pas grusht shtetit dhe arrestimit të lideres, Aung San Suu Kyi, vendndodhja e së cilës mbetet e paqartë. Veprimet e ushtrisë nxitën një dënim ndërkombëtar ndaj saj, me në krye Presidentin e SHBA, Joe Biden, i cili kërcënoi me rivendosje të sanksioneve dhe u bëri thirrje qeverive për të bërë presion ndaj ushtrisë për lirimin e të arrestuarve. Partia e Suu Kyi, Lidhja Kombëtare për Demokracinë, kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm.
NLD gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, të cilat kjo parti i fitoi me 80% të votave.
Burime partiake kenë thënë se Suu Kyi dhe presidenti Win Myint po mbaheshin në arrest shtëpiak. Ushtria ka arrestuar edhe shumë ligjvënës.
Një ditë pas grushtit të shtetit, ky vend është në një qetësi të brishtë. Në të gjitha qytetet kryesore patrullojnë trupat ushtarake. Sistemet e komunikimit të cilat ishin ndërprerë të hënën janë kthyer në funksion të martën në mëngjes.
Në rrugët e qytetit kryesor, Yangon, njerëzit thonë se ndienin që beteja e tyre për demokracinë ishte humbur.
Mianmari, i njohur gjithashtu si Burma, u drejtua nga forcat e armatosura deri në vitin 2011, kur reformat demokratike të drejtuara nga Suu Kyi i dhanë fund sundimin ushtarak.
