Shtyhet seanca ndaj ish kreut të Supremes, Vangellovski
U shty seanca gjyqësore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski....

U shty seanca gjyqësore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, pasi gjykatësja e lëndës gjendjet në izolim si pasojë e Covid-19. Ndryshe, nga seancat tjera, gjatë daljes nga gjykata, Vanegllovski sot kërkoi nga mediat që të përcjellin këtë lëndë, për atë, siç tha publiku, të jetë gjendje të shoh se si ka vepruar gjykatësja, Lidija Nedelkova.
Për Vangellovskin është e habitshme se pse gjykohet vetëm pse ia ka shkurtuar kompensimin në para gjykatëses e cila, sipas tij, nuk ka ardhur në punë 3 ditë. Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit, Sead Koçan, në 2017, derisa ai ishte në arrati.
“Të gjithë e dini se kundër Nedelkovës ka procedurë në Këshillin Gjyqësor. Baza për fillimin e kësaj procedure është pikërisht arsyeja pse asaj nuk iu paguan shtesat e rrogës. Me pak fjalë, nëse dikush nga ju mungon në mënyrë të padrejtë në punë për tre ditë rresht, jam i sigurt që do ta pushoni menjëherë nga puna. Në këtë rast, procedura për shkarkim është pikërisht për shkak të kësaj.”,- tha ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vanegelovski.
