Kovid-19, 7 të vdekur e 407 të infektuar
02.02.2021 18:35
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 7 qytetarëve të vendit...

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 7 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 407 të infektuar.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2 540 teste për COVID-19, prej të cilëve 407 kanë rezultuar pozitivë, ose 16 % e tyre. Po ashtu në 24 orët e fundit 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 399 persona.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 93 mijë e 160 persona, prej të cilëve 82 mijë e 520 janë shëruar, 2 mijë e 873 kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht ka edhe 7 mijë e 767 raste aktive.
