MPJ tërhoqi propozimin për ambasador në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme e ka tërhequr propozimin....

Ministria e Punëve të Jashtme e ka tërhequr propozimin për ambasador të vendit në Serbi.
Me kërkesë të Ministrisë së Jashtme është ndërprerë procedura për emërim të Vasko Grkov - ambasador në Beograd.
Grkov është dashur të prezantojë tezat e tij në Komisionin e jashtëm, kjo nuk ka ndodhur pas shkresës që Ministria e Jashtme ka dërguar kuvendit. Ju njoftojmë se ndërpritet procedura për Vasko Grkov për ambasador të RMV-së në Beograd, thuhet në letrën e nënshkruar nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ministria ka sqaruar se ndërprerja e procedurës për ambasadorin e ri në Beograd është bërë për shkak të shpërndarjes së re në pozitat e ambasadorëve në disa ambasada.
Përveç Beogradit, ende nuk janë plotësuar edhe vendet në ambasadat në Uashington, Sofje, Ankara dhe OKB.
