MPB: Igor Spasov u arrestua në Bullgari
Misnitria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Igor Spasov....

Misnitria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Igor Spasov nga Bullgaria. Ai ndodhet në burg në Bullgari pas arrestimit me ankesë të së dashurës së tij për dhunë.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për vrasjen e Martin Neshkoskit në Shkup, kështu që policia bullgare e arrestoi deh njoftoi autoritetet vendore.
“Personi u ndalua dhe me marrjen e informacionit nga autoritetet bullgare, menjëherë informuam Ministrinë tonë të drejtësisë, e cila është më tej përgjegjëse për procesin e ekstradimit”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se po i përgatisin dokumentet e nevojshme për të paraqitur kërkesën e ekstradimit.
Spasov është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit gjatë kremtimit të fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Deri në vitin 2018 ai vuante dënimin, por më pas mori leje për dalje nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe që atëherë u arratis.
