Filmi “Zgjoi” i Kosovës fiton tre trofe në festivalin Sundance
03.02.2021 12:02
Filmi i Blerta Bashollit, “Hive” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin më të madh të filmit në Amerikë....

Filmi i Blerta Bashollit, “Hive” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin më të madh të filmit në Amerikë.
Projekti kinematografik që në rol kryesor ka Yllka Gashin, ka rrëmbyer tre çmime në kategorinë e filmave të huaj në "Sundance".
Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin për regji më të mirë.
Kjo padyshim se është arritje tejet e madhe e filmit të Kosovës në arenën botërore.
