Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

03.02.2021 12:04

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, paradite nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë, në pjesët jugperëndimore erë e kohëpaskohshme nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 1 deri në 6, ndërsa ajo e ditës nga 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup, paradite me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht të qetë. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 2, dhe temperatura ditore do të arrijë deri në 13 gradë.

Deri të dielën, moti do të jetë stabil me temperatura ditore mbi mesataren që do të shkaktojnë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër lugina në orët e hershme të mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës në ulët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare të enjten nga drejtimi veriperëndimor dhe më pas nga drejtimi jugor.