Maqedoni

Banka Botërore: Reformat në arsim konfofrm rekomandimeve

03.02.2021 15:08

Reformat e propozuara në arsimin fillor nga ana e MASH-it janë në pëlqim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore...

Reformat e propozuara në arsimin fillor nga ana e MASH-it janë në pëlqim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore, të publikuara në shënimin e fundit sa i përket arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut.
 
Banka Botërore rekomandon krijimin e sistemit më të mirë arsimor në të cilën nxënësit do të jenë në fokus, ndërsa mësimdhënësit do të marrin mbështetje, dhe përmirësimin e kushteve në shkollat me çka do të sigurohet qasje inkluzive.
 
“Përmes programit , nxënësit duhet të fitojnë aftësitë që u janë të nevojshme që të zhvillohet mendimi i tyre kritik, si dhe të jenë pjesëmarrës aktivë dhe relevantë në jetën shoqërore. Gjithashtu duhet tu ndihmohet nxënësve më mirë t’i lidhin lëndët e ndryshme dhe të zbatojnë njohurinë e tyre në situata reale,  thuhet në dokumentin e Bankës Botërore. Sipas Bankës, investimi në arsimin fillor është treguar se jep rezultate më të mëdha krahasuar me shkallët e mëvonshme të arsimit dhe trajnimit dhe ka kontribut vendimtar në zhvillimin e potencialit njerëzor.
 
“Mësimdhënësit janë zemra e procesit të të mësuarit dhe duhet vazhdimisht të mbështeten dhe të forcohen. Kjo mbështetje nënkupton mundësimin e avancimit në karrierën si bazë për ndërtimin e kapaciteteve dhe sigurimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional kështu që do të mund t’i identifikojnë dhe t’i kuptojnë më mirë nevojat për të mësuarit e nxënësve, veçanërisht të atyre në rrezik, qëndron në shënimin e Bankës Botërore.