Maqedoni
Maturantët vazhdonë bojkotin e mësimit, Hodai: Institucionet ti marin parasysh kërkesat
03.02.2021 16:00
Maturantët në shumicën e qyteteve të vendit, 11 ditë me radhë po bojkotojn mësimin...

Ata edhe sot këmbëngulin në kërkesat e tyre dhe ftojnë institucionet arsimore që ti marrin parasyshë kërkesat ë tyre pasi sic u shpreh kryetari i unionit të Nxënësve Blendi Hodai mbi 65% e maturantëve bojkotojn mësimin online.
"Sot maturantët janë në ditët e 11 të bojkotit, në nivel shtetëror. Në shumicën vendit është duke vazhduar bojkoti në mënyrë të suksesshme. Bojkoti që është duke u zhvilluar në formën më
të suksesshme është padyshim në Tetovë,Gostivar,Kumanovë Prilep dhe Manastir si dhe në Strugë dhe Ohër, ku në të gjitha shkollat e mesme maturantët bojkojtojn mësimin. Në deri tash kemi pasur 10 ditë të sukseshsme të bojkotit ku më shumë se 65% e maturantëve bojkotojn mësimin", u shpreh Blendi Hodai nga unioni i nxënësve.
Hodai thotë se maturantët e qyteteve tjera për shkak të kërcënimeve nga mësimdhënsit dhe drejtorët e shkollave janë kthy në mësim.
"Arsyja se pse në disa qytete nuk ka pasur sukses bojkoti është se ka pasur shumë kërcënime dhe presione nga ana e drejtorëve dhe mësimdhënsëve, andaj janë frikësuar dhe janë tërhequr nga bojkoti", theksoi Hodai.
Nga Unioni i nxënësve thonë se do të vazhdojnë me bojkotin deri në fund të kësaj jave për të parë se cilat janë mundësit reale për maturantët dhe Unionin e nxënësive që të bëhen ndryshimet ligjore në aspektin se si duhet të mbahet matura shtetërore këtë vitë. Përndryshe mësimin online unioni i nxënësve e quan si dështim ku sipas tyre shumë nxënës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin si pasoj e kushteve që kanë.
VISAR SADIKI
