Maqedoni
VMRO-DPMNE do të mbledh nënshkrime regjistrimi të anulohet për në vitin 2022
03.02.2021 16:19
Anulim të procesit të regjistrimit për në vitin e ardhshëm apo regjistrim në mënyrë elektronike...

Anulim të procesit të regjistrimit për në vitin e ardhshëm apo regjistrim në mënyrë elektronike është kërkesa e VMRO-DPMNE-së. Kryetari i kësaj partie në mënyrë fomale dorëzoi në KSHZ kërkesën për mbledhje të nënshkrimeve dhe për tërheqje të ligjit për regjistrim.
Sipas Mickovskit me regjistrimin në prill shëndeti i qytetarëve është i rrezikuar. Ai beson se nënshkrimet do të mblidhen dhe se qeveria nuk guxon të shkon kundër dëshirave të qytetarëve.
“Shëndeti i qytetarëve dhe jeta e njerëzve nuk kanë çmim. Nuk guxojmë të shkelim nëpër njerëz të gjallë. Lëreni këtë operacion statistikor për në pranverë të vitit 2022, apo njëherë bëhuni guximtar, bëni regjistrim elektronik si në vendet e BE-së. Nuk jam i sigurt se shumica parlamentare është shumicë parlamentare në cilën do temë. Të mos i ndodh shumicës parlamentare që së shpejti të mos jetë shumicë parlamentare”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Zaev: Regjistrimi do të zbatohet këtë vit
Nga ana tjetër kryerministri Zaev i prerë se regjistrimi i popullsisë duhet të zbatohet këtë vit. Ai tha se është i gatshëm të pranojë propozimin e kryetarit Pendarovskit për shtyrje të regjistrimit për një muaj por se opozita nuk po pranon një gjë të tillë.
“E pash edhe propozimin e presidentit të shtetit Pendarovski që të shtyhet regjistrimi për disa muaj, në rregull, unë jam gjithmonë i gatshëm, gjithçka vlen për t’u menduar. Gjatë verës e dimë se regjistrimi nuk realizohet, shtatori është fushatë, tetori është koha e zgjedhjeve lokale dhe të mendohemi të mbarojmë për një muaj ose dy diku kah mesi i qershorit, tashmë e shohim se atë e ka refuzuar opozita. Prandaj edhe njëjherë po përcjell porosinë që të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Xhaferi: Për shtyrjen e regjistrimit nevojitet vendim politik
Ndërkohë që kryeparlamentari Talat Xhaferi në një intervistë për MIA-n ka thënë se që të shtyhet regjistrimi është i nevojshëm vullnet politik.
“Po dëgjoj se kërkohet të shtyhet regjistrimi për në muajin qershor-korrik, por për çdo shtyrje, duhet ndryshime ligjore dhe vullnet politik në Kuvend. Në kontekst të Covid-19, çfarë do të nënkupton ajo. A ka ndokush informacion se në qershor do të përfundojë pandemia dhe do të mund ta realizojmë apo sërish do të vijmë në zbrazëtirë ligjore dhe atëherë do të hymë në kaos juridik”, ka thënë Xhaferi për MIA.
ERSAN PAJAZITI
