Maqedoni
Kuvend: Opozita kërkon shkarkimin e zëv/kryeministrit Dimitrov
03.02.2021 16:38
Deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari...

Deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga zëv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Në seancën ku shqyrtohet interpelanca për Dimitrovin, opozita e akuzoi këtë të fundit për dështim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për ngecje në bisedimet me Sofjen zyrtare dhe raportin e tij me Kuvendi.
“Në Ballkan, ku çdo kush ka interpretimin e tij për historinë, të pranosh që një Komision për historinë të vendos për të ardhmen e shtetit është ose amaterizëm politik ose agjendë e fshehtë. Unë dyshoj në këtë të dytën, pasi nuk jeni aq i papërvojë. Prandaj populli maqedonas është para një zgjedhje të pamundur. Ose duhet të mos avancojë drejtë BE-së ose duhet të çkombësohet dhe të bëhet diçka që s’është”, u shpreh Aleksandar Nikolloski nga VMRO DPMNE.
Mirëpo zëv/kryeministri për çështje evropiane hodhi poshtë pretendimet e opozitës. Sipas tij
“Për çfarë më akuzoni, pëer atë që nuk sigurova bisedime me çdo çmim?! Me çimim të gjuhës maqedonase?! Ndoshta këtë keni dashur që të mund të plasoni tezën për tradhëti të interesave kombëtare. Pasi kështu, kjo tezë nuk kalon. Nëse këtë e prisni nga unë, t’ju them menjëherë se kurrë s’kam për ta realizuar. Fat që nuk ju është kujtuar që të ngrini interpelnacë për Komisionin Evropian që kësaj qeverie i dha rekomandim pa kusht ose Këshillit Evropian për dritën jeshile, pa kushte, për fillimin e bisedimeve”, theksoi zëv/kryeministri Nikolla Dimitrov.
Edhe opozita shqiptare deklaroi se do të përkrah interpelancën për shkarkimin e zëv/kryeministrit Dimitrov, edhe është sigurtë se kjo nuk do të ndodh. Konisderon se llogari për dështimin në procesin e integrimit duhet të jep edhe ministri i jashtëm dhe vetë kryeministri.
“Nëse kemi parasysh që marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërfqinjësore janë në kompetencë të Ministrisë së Jashtme, i bie që në vendin tuaj z. Dimitrov do të duhej të ishte z. Bujar Osmani, ose sëpaku të dy. Ju sot jeni zë/kryeministër për integrime, z. Osmani ministër i jashtëm. Në qeverisjen e kaluar i keni pasur rolet e kundërta por e përbashkëta është se shefi ka qenë po I njëjti", u shpreh deputet i ASh-së, Surija Rashidi.
Reagoi kryeparlamentari Xhaferi.
“Nuk është interpelancë për parti politike apo apo përbartës rtjetër funksioni. Në aspect procedural, jeni 12 deputetë, pesë deputetët mund të konkretizoni propozim interpelancë për bartës funksioni por mos e keqpërdor foltoren për temë që kemi sot”, theksoi kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
Sipas propozuesve të interpelancës, ky akt paraqet fillimin e planit të VMRO DPMNE-së për rrëzimin e kësaj shumice parlamentare dhe qeverisë aktuale dhe formimin e një qeverie të re, në kuadër të kësaj përbërje parlamentare. Dy ditë më parë opozita parashtroi interpelancë edhe për zëv/kryeministrin Ljupço Nikolloski dhe ministrin e drejtësisë, Bojan Mariçiç.
SHPËTIM NUREDINI
