Maqedoni

MASh: Maturantët do ti nënshtrohen provimit të maturës

03.02.2021 16:57

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ripërsërit qëndrimin e saj se nxënësit e shkollave të mesme...

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ripërsërit qëndrimin e saj se nxënësit  e shkollave të mesme do ti nënshtrohen maturës shtetërore sipas rregullave ligjore  për të cilat siç potencon ajo, ata së bashku me  unionin e nxënësve të shkollave të mesme u pajtuan me këto rregulla vitin e kaluar.
 
Maturantët  tashmë janë paraqitur, drejtorët e shkollave kanë nënshkruar dhe nuk mundet procesi të kthehet prapa.
 
"Këtë vit mësimi zhvillohet në vazhdimësi me komunikim të dyanshëm mes nxënësve dhe arsimtarëve dhe shënuam  gjysmëvjetor  të suksseshëm. Të gjithë nxënësit të cilët nuk duan të japin maturën shtetërore mund të japin maturë shkollore me dy lëndë  dhe mund  t’i nënshtrohen testit  profesional në shkollat profesionale, dhe në këtë mënyrë të rrumbullaksojnë arsimin e mesëm, për shkak se matura shtetërore nuk është e patjetërsueshme. Matura shtetërore është zgjidhje ndërsa arsimi i mesëm i patjetërsuar", u shpreh ministrja e Arsimit, Milla Carovska. 
 
Mickovski: Partitë të mbështesin pr/ligjin tonë për arsim të mesëm
 
Ndërkaq VMRO-DPMNE vazhdon të  mbështes kërkesat e unionit të nxënësve të shkollave të mesme. Kreu i  opozitës maqedonase Mickovski, pret që propozim ligji i parashtruar për ndryshime  në ligjin për arsim të mesëm,  të gjejë përkrahje nga të gjitha partite tjera në kuvend. 
 
"Përkrahni atë që e kërkojnë djemt, vajzat  nipat tuaj. Përkrahni maturantët, përkrahni ata njerëzi të cilët i mësojnë.   Le të mos jetë ky propozim- ligji i VMRO-DPMNE – së. Ndaluni të gjithë deputetetët, nënshkruani iniciativën, të gjithë së bashku në suaza të parlamentit ta përkrahim këtë iniciaitivë. Pa marrë parasysh nëse janë nga BDI, LSDM, Aleanca, Alternativa dhe VMRO-DPMNE", theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Të premten, në komisionit  parlamentar  për arsim, shkencë dhe sport  do të mbahet  debat publik  për draft- konceptin  për  ndryshimet në arsimin fillor. Carovska tha se  në debat do të shqyrtohen të gjitha qëndrimet, kritikat dhe sugjerimet që kanë arritur në Ministrinë e Arsimit, për të vazhduar më tutje me konceptin për reformat në arsimin fillor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU